titulli.com
Lokale

Presheva gati për konstituimin e kuvendit komunal

30.May.2012 23:05
0
Javën e ardhshme pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Preshevës, këtë e konfirmoi kryetari aktual i Kuvendit Besim Abduli. Ai për RTV "Presheva" tha se seanca do të mbahet brenda afateve ligjore, ndërsa do ta thërrasë përbërja e vjetër e Kuvendit. Sipas ligjit nëse përbërja e vjetër e fton konvokimin e seancës konstituive atëherë ajo duhet të bëhet Brenda 15 ditëve pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, e të cilat rezultatet u dhanë më 23 maj. Deri më tash sipas Abdulit, 3 kandidatë për këshilltarë nga 2 lista zgjedhore kanë refuzuar të certifikohen për këshilltarë, kurse KKZ ka bërë zgjedhjen e kandidatëve tjerë nga ato lista. Nesër është paraparë të mbahet edhe konsulta e fundit me sekretarin e Kuvendit, për të parë se a janë krijuar kushtet ligjore në thirrjen e seancës konstituive të përbërjes së re./Titulli.com/
 
Musliu: Të gjithë janë liruar nga akuza
PD: Kërkojmë që drejtësia të triumfojë edhe më tej
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration