PONDER fuqizon të rinjtë me mendimin kritik mediatik
Shkencë dhe teknologji

PONDER fuqizon të rinjtë me mendimin kritik mediatik

25.Nov.2020 10:09
0

UNICEF Shqipëri në bashkëpunim me qendrën laboratorike multifunksionale ICTSlab organizuan në datat 20-21-22 Nëntor aktivitetin social-rinor PONDER në kuadër të projektit ‘Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri dhe nga Shqipëria’ financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. 

Me pjesëmarrjen e 45 të rinjve nga shkollat e Tiranës, Kamzës, Paskuqanit dhe Babrru, PONDER synon të nxisë aftësinë e të menduarit kritik, të kuptuarit të informacionit subjektiv, qasjen kritike ndaj informacionit ditor në rrjete sociale dhe media ku të rinjtë mësojnë rreth diversitetit, plagjiaturës, prezantimit të informacionit dhe interpretimit të imazheve.

Trajnimet e udhëhequra nga 8 mentorë orientuan të rinjtë të moshave 14-21 vjeç në përdorimin e shkrim-leximit kritik, diversitetit të mediave, pozicionimit dhe eksperiencës, leximit të imazheve, fuqizimit përmes shkrim-leximit mediatik dhe rreth një përvoje të suksesshme pune praktike. 

“Të rinjtë janë agjentë të ndryshimit për mirë të vendit të tyre dhe detyra jonë është ti mbështesim ata,” tha bashkëthemeluesi i ICTSlab z. Kushtrim Shala në aktivitetin virtual të hapjes i cili u realizua përmes platformës Zoom pjesë e të cilit ishin zëvendës Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zj. Nina Guga, përfaqësuese e Ambasadës Britanike në Tiranë zj. Harriet Morgan, nën-Kryetare e Bashkisë Tiranë zj. Anisa Ruseti dhe përfaqësuesi i UNICEF për Shqipërinë z. Roberto de Bernardi./PCworldal/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/onder-al.jpg): failed to open stream: No such file or directory
BBC: Si të dalloni simptomat e Korona virusit, gripit dhe ftohjes (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration