Policia rrugore aksion për transportuesit e organizuar të fëmijëve në ekskursione
Pjesëtarët e policisë rrugore të MPB-së, nga data 13 deri më 19 maj, do të zhvillojnë aksion ndërkombëtar të kontrollit të shtuar të trafikut, i cili do të ketë për qëllim zbulimin e shkeljeve të kryera nga drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve, transmeton Titulli.com.
Sipas raportit të policisë gjatë aksionit, i cili zhvillohet njëkohësisht në 31 shtete evropiane të organizatës ROADPOL (rrjeti i policisë rrugore evropiane), policia rrugore do të drejtojë kryesisht patrullimet në rrugët me trafikun më intensiv të autobusëve dhe kamionëve.
Një theks i veçantë do t'i kushtohet kontrollit të autobusëve që përdoren për transportin e organizuar të fëmijëve në ekskursione, klasa çlodhëse, si dhe aktivitete sportive e kulturore-artistike.
Pjesëtarët e policisë rrugore do të kontrollojnë vazhdimisht respektimin e dispozitave të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Ligjit për Orarin e Punës së Ekuipazheve të Automjeteve në Transportin Rrugor dhe Tahografët dhe nuk do të lejojnë fillimin e transportit të organizuar të fëmijëve në rast se konstatohen parregullsi nga kontrolli.
Gjatë aksionit ndërkombëtar të rritjes së kontrollit të autobusëve dhe kamionëve, i cili u zhvillua në muajin shkurt të këtij viti, efektivët e policisë rrugore zbuluan dhe sanksionuan 719 shkelje nga drejtuesit e autobusëve dhe 8007 shkelje nga drejtues kamionësh.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/kskursioni.jpg): failed to open stream: No such file or directory