Policia ndriçon rastin e vjedhjes së rëndë në Bujanoc, parat i kthehen viktimës
Lokale

Policia ndriçon rastin e vjedhjes së rëndë në Bujanoc, parat i kthehen viktimës

05.Mar.2024 22:45
0

Pjesëtarët e Policisë në Bujanoc, me një veprim të shpejtë dhe efikas, kanë ndriçuar vjedhjen e rëndë dhe kanë arrestuar K. J. (1983) nga ky vend, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer këtë vepër penale, thuhet në raportin e policisë, transmeton Titulli.com.

Sipas këtij raporti ai dyshohet se natën e 3 marsit të këtij viti ka hyrë në një shtëpi familjare në Bujanoc derisa bashkëshortët kanë qenë duke fjetur dhe ka vjedhur para.

Policia gjeti pjesën më të madhe të parave të vjedhura, të cilat iu kthyen pronarit.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit publik detyrues të Prokurorisë Themelore Publike në Vrajë i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/olicia-arrestimi-bujano.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Baza e kohës sovjetike kthehet në qendër të NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë (video)
Amina Nuraj koordinon Këshillin Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar, ky është numri i shqiptarëve aty?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration