Policia konfiskon rreth 277 kilogramë duhan të prerë në Bujanoc
Pjesëtarët e Policisë në Vrajë, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, do të paraqesin kallëzim penal kundër pesëdhjetë e pesë vjeçarit nga Bujanoci, thuhet në raportin e policisë, transmeton Titulli.com.
Sipas këtij raporti tek i dyshuari ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale të tregtisë së paligjshme të mallrave të akcizës.
Policia dje në shtëpinë familjare të të dyshuarit në Bujanoc ka gjetur rreth 277 kilogramë duhan të prerë, pa dokumentacion përcjellës./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/uhani-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory