Policia arreston A.M në Preshevë, i dyshuar për kontrabandë me njerëz
Pjesëtarët e MPB-së në Preshevë arrestuan A. M. (1985) nga Tutini, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz, thuhet në raportin e plicisë, transmeton Titulli.com.
Sipas këtij raporti patrulla e policisë rrugore në autostradën afër Preshevës ka gjetur pesë migrantë të parregullt në një veturë tip “Ford” të drejtuar nga i dyshuari.
Me urdhër të prokurorit publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Vrajë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/olicia-pr.jpg): failed to open stream: No such file or directory