Përkujtohet Ridvan Qazimi- Lleshi, djali i tij : Para 23 vitesh më kujtohet fytyra jote Babë
Ka filluar aktiviteti i ditës së parë me vizitë muzeut dhe „Gurëve të buajve“ të manifestimit në kuadër të 23 vjetorit të vrasjes së Ridvan Qazimit, komandant Lleshit.
Levent Qazimi, djali i Ridvan Qazimit ka shkruar një tekst për të përkujtuar 23 vjetorin e vrasjes së babait të tij pas vizitës në lokacionin "Guart e buajve" në Tërnoc.
„Si sot, para 23 vitesh më kujtohet fytyra jote Babë. Fytyren tënde Babë i dashun e pashë të gjakosur. Por Ti dukeshe shumë i lumtur dhe i buzëqeshun. Krenar dhe shumë i lumtur me Ty, Babai im“, ka shkruar Levent Qazimi.