Lokale
Përkujtohen dëshmorët e Luginës
Për nder të 11 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, në Gurishte të Rahovicës komuna e Preshevës, u mbajt manifestim kushtuar dëshmorëve të UCPMB-së, raporton TV "Presheva".
Të pranishëm në këtë manifestim përpos familjarëve të dëshmorëve, ishin edhe qytetarë të komunës së Preshevës, invalidë, veteranë të luftës, udhëheqës të pushtetit lokal.
Manifestimi i sotëm u hap me intonimin e himnit kombëtar nga nxënësit e Sh.F. Selami Hallaci në Rahovicë dhe me nderimin me një minut heshtje për dëshmorët e rënë për liri. Më pas u lexua biografia e Dëshmorëve të rënë në luftën e UCPMB-së.
Kryetari i Bashkësisë Lokale të Rahovicë Fadil Azizi, i cili përshëndeti të pranishmit për prezencën e tyre në këtë manifestim, duke i porositur qytetarët që mos ti harrojmë dëshmorët pasi ata dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën për lirinë tonë.
Manifestimin e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i cili para të pranishmëve tha se para 11 viteve disa ditë me radhë Rahovica ishte e lirë, dhe kjo do të mbetet një histori, dhe kjo histori do të kujtohet gjithmonë me 14 maj.
Në pjesën kulturo-artistie, anëtarët e shoqërisë kulturo artistike Presheva Jehonë u paraqitën me këngë e valle popullore, si dhe nxënësit e gjimnazit dhe shkollës fillore u paraqitën me recitime.
Në kuadër të këtij manifestimi sot u mbajt edhe finalja e turnirit në futboll të vogël mes ekipit të Rahovicës dhe Raincës ku fitues doli ekipi i Rahovicës me rezultat 3 me 2. Ndërkaq në fund të programit u shpalos pllaka përkujtimore ku parashihet të ndërtohet monumenti i cili do të ngritet per ti kujtuar dëshmorët e kombit./Titulli.comcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/deshmoret-e-lugines.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!