Përfaqësuesit politik nga Bujanoci e Presheva takim në shoqatën "VATRA" në New York
Delegacioni nga Bujanoci e Presheva dhe Faton Bislimi nga Gjilani kanë realizuar një takim në shoqatën "VATRA" në New York të SHBA-ve.
Postimi në Facebook nga Ragmi Mustafa, pjesë e delegacionit:
Vizitë vëllezërore e shumë të këndshme madje akoma më e frytshme në shoqatën historike VATRA në New York të SHBA-ve.
Bisedë e këmbim mendimesh gjithnjë për çështjen kombëtare shqiptare si gjithmonë nga koha e Nolit e Konicës. Temë boshte, padyshim se ishte çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Natyrisht, se zgjidhje më të mirë e të vetme prezentuam bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovë, bazuar në vlerat e referendumit të 1 e 2 marsit 1992, luftës së lavdishme të UÇPMB-së dhe politikës së vazhdueshme plurale e demokratike të shqiptarëve për tridhjetëedyvite me radhë në Luginë të Preshevës.
Falënderojmë shoqatën Vatra e cila na mirëpriti, mirëtrajtoi e mirëdëgjoi shqetsimet tona lidhur me situatën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Nga ana tjetër kryesia e shoqatës Vatra bashkë me aktivistitët e saj u zotuan që të angazhohen me tër potencialin intelektual e kombëtar për të çuar përpara procesin e zgjidhjes së problemit Luginë e Preshevës në institucionet e shtetit Amerikan.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/atra-mustafa.jpg): failed to open stream: No such file or directory