Lokale
Përfaqësuesit lokal të Bujanocit detyrohen të deklarojnë pasurinë e tyre
Ndërmarrja Publike “Drejtoria për Ndërtim”, “Komunalia” dhe Radio Televizioni “Bujanoci”, janë ndërmarrjet ku më së shumti kanë probleme financiare.
Anëtarët e Këshillit Komunal të Bujanocit, gjatë seancës së dytë kanë diskutuar këtë problematikë dhe njëkohësisht kanë shqyrtuar edhe aprovuar raportin e komisionit për regjistrimin e pasurisë së komunës së Bujanocit dhe disa kërkesa tjera.
Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit deklaroi se qeverisja e re e formuar pas 6 majit ka hasur problem financiare me disa nga ndërmarrjet publike të Bujanocit.
“Ne jemi në probleme financiare me Drejtorinë për Ndërtim, Radio Televizionin “Bujanoci” dhe Organizatën Publike “Komunalia”, pasi që këto ndërmarrje kanë borxhe të mëdha me miliona dinarë. Ne shumë shpejt do ta njoftojmë edhe opinionin se në çfarë gjendje janë këto tre institucione ku është themelues Komuna e Bujanocit, thotë Arifi.
Gjithashtu gjatë seancës së sotme të këshillit komunal të Bujanocit, janë ndarë mjete simbolike financiare për disa mediume të Bujanocit.
Anëtarët e Këshillit Komunal sipas rregullores janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjensionin Kundër Korrupsion të Serbisë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/keshilli-komunal-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!