Përfaqësues të politikës takuan presidentin e Serbisë, Vuçiq: Formimi i qeverisë, temë diskutimi
Lokale

Përfaqësues të politikës takuan presidentin e Serbisë, Vuçiq: Formimi i qeverisë, temë diskutimi

26.Feb.2024 14:26
0
Përfaqësues nga lista zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi”, takuam presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
 
Postimi i Shaip Kamberit:
 
Bashkë me Nevzadin, kryetarin e Këshillit kombëtar shqiptar dhe Rahimin, personin e autorizuar të Listës zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi”, në kuadër të konsultimeve për themelimin e qeverisë, takuam presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
 
Presidentit Vuçiq i prezentuam kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7 pikësh, ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qëndror por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi jonë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal.
Qasja e shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë.
 
Rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njejtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici.
 
Me presidentin Vuçiq diskutuam edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.
 
Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në Ismail Kadare do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë.
 
Diplomat kërkojnë zgjidhje urgjente. Nga to varet edhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës dhe sigurimi i një perspektive më të mirë për të gjithë.
 
Institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve. Mbyllja e tyre nënkupton përjashtim të popullësisë shumicë në Luginë të Preshevës.
 
Beteja jonë në realizim e kërkesava tona vazhdon!
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-kamberi0rs.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Gjykoi tre shqiptarë në të njëjtën ditë, gjykatësi anglez i habitur: Pse largoheni nga Shqipëria e bukur për në Britani?
Arifi kritikon takimin Kamberi-Vuçiq në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration