titulli.com
Lokale

Ekskluzive: Cilat poste në Preshevë i takojn PDSH-së dhe cilat RD-së ?

24.May.2012 19:46
0
(i plotësuar - ora 22h) Titulli ka arritur të sigurojë edhe ndarjen e disa prej posteve që janë bërë në mes të PDSH-së dhe RD-së. Deri më tani është bërë kjo ndarje: Partia Demokratike Shqiptare do ta ketë kryetarin, zv/kryetarin e komunës dhe kryeshefin e administratës komunale. Ndërsa, sa i përketë këshillit komunal ende nuk është vendosur se nga sa anëtarë do ti kenë partitë që po negociojnë. Rilindja Demokratike nga negociatat ka arritur të fitojë kryetarin e Kuvendit të komunës së Preshevës, Fondin Komunal, Shtëpinë e Kulturës, ndërsa do të bisedohet edhe për dy drejtorate, atë të ndërmarries Moravica dhe Bibliotekën Mehmet Jusufi. Një risi mund të jetë futja në koalicion edhe Bashkimit Demokratik të Luginës, pasi sipas informtavate të konfirmuara të Titullit, PDSH dhe BDL në masë të madhe kanë ofruar qëndrimet, ndërsa Rilindja Demokratike ka thënë se nuk do të ndërhyjë në këto biseda, pasi që kjo parti ka fituar atë që ka kërkuar, kështu që PDSH mund ti japë BDL-së vetëm nga postet e veta që ka tani./Titulli.com/ ******************************************************************************************************************** Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës dhe Rilindja Demokratike e Ramiz Latifit, sipas burimeve të Titullit, ka arritur marrëveshje për qeverisje me komunën e Preshevës. Këto subjekte zhvilluan një sërë takimesh, ndërsa takimi i sotëm, siç njofton burimi ynë, ka rezultuar me marrëveshje për ndarjen e posteve në kuadër të komunës së Preshevës. PDSH në zgjedhjet lokale të 6 majit fitoi më së shumti vota, gjithsej 6.604 vota, apo 17 ulëse në kuvend, ndërsa Rilindja Demokratike 1.152 vota, ose 3 ulëse në kuvend. Jashtë koalicionit do të mbeten Partia për  Veprim Demokratik me 10 këshilltarë, Unioni Demokratik Shqiptarë 6 ulëse si dhe Bashkimi Demokratik me 2 këshilltarë komunal. Kuvendi Komunal i Komunës së Preshevës gjithsej numëron 38 këshilltarë, ndërsa me marrëveshjen PDSH-RD këto subjekte arrijnë 20 këshilltarë, që sigurojnë shumicën në kuvend./Titulli.com/
Skandaloze: Subjekti politik pas sulmeve të portaleve në Bujanoc
Qazimi: Të bashkuar jemi më të fortë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration