PD me 54 elektorë për zgjedhjet e Këshilit Kommbëtar Shqiptar
Partia Demokratike ka njoftuar se ka arritur në procesin e zgjedhjeve për 54 elektorë në kuvendin që do të zgjedh anëtarët e kuvendit për anëtar të Këshilit Kommbëtar Shqiptar.
Njoftimi i plot♪7 nga Partia Demokratike:
PARTIA DEMOKRATIKE KA FITUAR 54 ELEKTORË PËR ZGJEDHJET NË KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR
Partia Demokratike njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizuesit e saj se pas një procesi të gjatë të mbledhjes së nënshkrimeve për të zgjedhur elektorët për Këshillin Kombëtar Shqiptar, sot Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Shoqëror ka shpalliur listën përfundimtare të elektorëve.
Partia Demokratike brenda 5 ditëve ka arritur që të grumbullojë rreth 1500 nënshkrime, kurse prej 60 elektorëve të dorëzuar në ministrinë e lartëpërmendur, PD do të marrë pjesë me 54 elektorë të saj në zgjedhjet për KKSh që do të mbahen më 7 maj 2023.
Pas përfundimit të procesit të grumbullimit të nënshkrimeve, Partia Demokratike falemdneron të gjithë përkrahësit e saj, të cilët në kohë agjërimi kanë ndarë kohën për të përkrahur elektorët tanë.
Falemnderit të gjithëve