Partia Demokratike në Bujanoc mban konventën solemne (foto&video)
Nën moton "Vazhdojmë edhe më fuqishëm" Partia Demokratike ka mbajtur të shtunën në restorantin "Pesë yjet" në Bujanoc konventën e dytë zgjedhore, raporton Titulli.com.Përveç udhëheqësisë së partisë në krye me Nagip Arifin, kryetar aktual i komunës së Bujanocit, në konventë morën pjesë anëtarë e simpatizantë të këtij subjekti politik, si dhe mysafirët nga Shqipëria, Kosova, Presheva e Bujanoci.
“Kemi zhvilluar infrastrukturën, por edhe kemi krijuar kushtet për zhvillim ekonomik, sepse vetëm me një ekonomi të mirë, stabile dhe të përparuar, mund të arrijmë edhe qëllimet tonë politike”, tha ndër të tjerash kryetari i PD-së, Nagip Arifi.
Në mesin e mysafirëve të PD-së në konventë ishin, Luan Rama, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Shqipëria, Zenun Pajaziti, nga Partia Demokratike e Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa dhe kryetari i Lëvizjes për progres Demorkatik, Jonuz Musliu./Titulli.com/