Parlamentarja serbe hidhërohet për vizat: Kosova po shpërblehet e Serbia po ndëshkohet
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane të Parlamentit të Serbisë, Elvira Kovaç, nuk e ka pritur mirë miratimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo këtë çështje e ka lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian, duke thënë se Kosova po shpërblehet e Serbia po ndëshkohet.
Në një prononcim për Tanjugun, ajo ka thënë se kosovarët do t’i nënshtrohen sistemit të sigurisë që do t’i ndalojë udhëtimi personat që përbëjnë rrezik potencial për sigurinë.
“Është një sistem që do të kryejë kontrollin e pasagjerëve përpara udhëtimit dhe do të lejojë vendet e BE-së t’u mohojnë lejen atyre që përfaqësojnë një kërcënim sigurie,” tha Kovaç.
Parlamenti Evropian ka miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/lvira-kovac.jpg): failed to open stream: No such file or directory