Pakica shqiptare mundë të jetë pjesë e qeverisë pro-evropiane të Serbisë
Ish ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka në një shkrim autorial ka folur për pozicionimin e politikës strategjike të Serbisë pas zgjedhjeve të 24 Prillit.“Ky vit do të jetë vendimtar për Serbinë. Zgjedhjet që u mbajtën më 24 prill ishin një lloj referendumi kombëtar. Vota, që iu dha kryeministrit pro-Evropës Aleksandar Vuçiq, nuk qe vetëm për ta fituar shumicën parlamentare, por edhe për për ta çkurorizuar nga Rusia, vendin më të madh që doli nga ish-Jugosllavia”, ka shkruar Reka, transmeton Titulli.com.
Sipas tij Serbia Serbia do të fillojë t’i qetësoj tensionet e saj ndëretnike, përmes decentralizimit, duke u dhënë më shumë autonomi tri rajoneve: Vojvodinës, Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut.
“Vojvodina, në veri ka një minoritet të madh hungarez. Deri në vitin 1989, ajo ka pasur autonomi të gjerë, dhe vitin e kaluar atje u krijua një lëvizje pro pavarësisë. Në rajonin jugor, në Luginën e Preshevës, shumica shqiptare është duke kërkuar një status të ngjashëm me atë që gëzojnë serbët në Kosovë”, është shprehur në shkrimin e tij Blerim Reka.
Ai duke folur për pakicat në Serbi ka thënë partitë e pakicave hungareze, shqiptare dhe boshnjake, të cilat së bashku kanë fituar nëntë vende në këto zgjedhje, mund edhe të jenë pjesë e qeverisë pro-evropiane, duke e zgjeruar bazën e tyre të mbështetjes në parlament me 140 vota./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/qeveria%20e%20serbise.jpg): failed to open stream: No such file or directory