Pajaziti pret në takim ministrin për Investime Publike, Darko Glishiq
Lokale

Pajaziti pret në takim ministrin për Investime Publike, Darko Glishiq

23.Aug.2024 20:34
0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti ka pritur ministrin për Investime Publike në Qeverinë e R.së Serbisë Darko Glishiq.

Postimi në Facebook nga Arbër Pajaziti:

Theksuam rëndësinë e investimeve kapitale në komunën tonë, përfshirë edhe ate në shkolla.
Objektet shkollore në Bilaç, Lluçan, palestra e sportit në Tërnoc, shtimet e resurseve për ujë të pijshëm, ndrrimi i gypave nëntokësorë, zgjidhja përfundimtare e çështjes së deponisë, ishin vetëm disa nga propozim projektet të cilat ia shpalosëm ministrit.
Ministri Glishiq u zotua se Qeveria do të përkushtohet për Bujanocin dhe se në çdo kohë do të jetë përkrah pushtetit lokal.
Nga ana jonë shprehëm gatishmërinë për bashkëpunim duke qenë të vetëdijshëm se pa ndihmën e institucioneve qendrore nuk mund të ketë zhvillim në nivelin lokal.
Vetqeverisja lokale e Bujanocit do t’i shpejtojë dhe thellojë kontaktet me ministritë në mënyrë që përveç realizimit të projekteve të ndryshme, hap pas hapi të punësojë kuadro tona në organet shtetërore e që kanë shtrirje lokale dhe rajonale.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ajaziti-gishiq-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Sinani takon Sensein Fazliu, paralajmërohet akademi profesionale e karatesë
Sulmi me thikë në Gjermani, “akt i mundshëm terrorizmi” - sipas zyrtarit gjerman
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration