Pajaziti: Për 15 vite Bujanoci ka stagnuar, koha të ecim para
Intervista

Pajaziti: Për 15 vite Bujanoci ka stagnuar, koha të ecim para

05.Oct.2016 15:57
0
Në një intervistë për Portalin Informativ Titulli.com, Arbër Pajaziti, ish "“shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit flet për herë të parë për idenë e krijimit të një grupacioni të ri politik. Ai thotë se qëllimi nuk është të dëmtohet PD-ja e të forcohet pushteti, ngase sipas tij, që të dyja blloqet politike janë të njejta. Pajaziti pohon se ka një interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve për frymën e re politike dhe se proporcionalisht janë të përfshirë individë nga të gjitha subjektet ekzistuese politike. Grupimi i ri politik, sipas Pajazitit, nuk ka për qëllim interesat personale apo grupore, ai nuk i ka rrënjët as nga Beogradi e Sanxhaku, por buron nga populli, gjegjësisht nga shtresa më e ndritur, rinia.

Titulli: Z. Pajaziti, ditë më parë ju publikuat një shkrim i cili përmbante kritika si në adresë të pushtetit ashtu edhe të opozitës. Çfarë donit të thonit në të vërtetë ?

Pajaziti: Jam munduar të pasqyroj gjendjen momentale politike në komunë të Bujanocit nga një këndvështrim imi dhe jam munduar të jem objektiv në atë se si funksionojnë organizimet politike tek ne. Besoj se të qenurit pjesë e pushtetit dhe poashtu e opozitës kanë ndikuar të jem më real në pikëpamjet dhe vështrimet e mia politike.

Titulli: Por shumëkush që ka lexuar këtë vështrim tuajin e ka nuhatur si një lloj parapërgatitjeje të ndonjë organizimi të ri politik…

Pajaziti: T’them të drejtën edhe unë jam habitur nga reagimet e njerëzve. Kam marrë me dhjetëra apo qindra reagime në adresë timen por edhe më kanë takuar shumë individë duke më inkurajuar për qasjen time…

Titulli: Për çka në fakt ju inkurajuan këtë njerëz kur ju më parë thatë se keni paraqitur vetëm se një vështrim politik ?

Pajaziti: Të gjithë ata që më shkruan apo edhe më të cilët kam biseduar janë pajtuar se ky është realiteti ynë i hidhur. Në ato shkrime por edhe në ato fytyra kam vërejtur një zhgënjim qytetarë, një mllef të akumuluar prej kohësh. Dhe ç’është e vërteta kam parë një gatishmëri tyren për një qasje krejt ndryshe politike.

Titulli: Pikërisht kjo do të thotë se njerëzit kanë parandjerë lindjen e një organizimi politik ?

Pajaziti: Deri nja 3-4 orë pas publikimit të opinionit tim nuk kam menduar asnjëherë serizoisht se kemi nevojë për grupime të reja politike, por që nga ajo ditë jam mëse i bindur se Bujanoci ka nevojë për ndryshime rrënjësore politike. Kur ballafaqohesh me reagimet e tërë asaj armate njerëzit ndërgjegja të thotë se duhet t’ju qasesh punës. Duhesh të jesh pjesë e një projekti çfarë njerëzit kërkojnë.

Titulli: Por ju keni qenë dhe supozoj se jeni prap pjesë e një projekti të quajtur Partia Demokratike-PD ?

Pajaziti: Po, është e vërtetë se kam qenë, dhe për t’u lidhur me një përgjigje më herët, ku potencova se kam menduar  se kemi mjaft organizime politike, gjithnjë kam pasur parasysh se partitë tona do të reformohen. Sidomos PD ka pasur nevojë pë reforma, posaqërisht pasi nuk ka arritur t’i fitoj zgjedhjet e fundit. Por fatkeqsisht nuk kemi hasur në gatishmëri të tillë.

Titulli: A do të thotë kjo se më nuk jeni pjesë e PD-së?

Pajaziti: Një trajner që humb titullin ose ndryshon ekipin ose vet jep dorëheqje…

Titulli: Megjithatë ju keni shijuar disa privilegje gjatë qeverisjes së PD-së, keni qenë i emëruar shef kabineti, kryetar i Forumit Rinor, këshilltar në Këshillin Nacional, etj. Atëherë si mund t’i harroni këto beneficione që ju ka orfruar partia ?

Pajaziti: Unë jam ndër nismëtarët kryesorë të PD-së, dhe në këto pozicione që përmendët ju nuk jam emëruar por jam zgjedhur. Për të gjitha këto kanë vendosur forumet partiake e jo emërimi me diktat.

Titulli: Kjo do të thotë se vërtetë qenkeni parti demokrtatike, atëherë pse duhet menduar për një organizim politik tjeter ?

Pajaziti: Secili organizim politik nënkupton edhe përgjegjësinë e jo vetëm privilegjet. Këtë të parën, për fat të keq, nuk e kam vërejtur prej shumë kohësh në PD, e çështë më e keqja nuk e kam vërejtur shpesh edhe gjatë kohës sa kemi qeverisur me pushtetin lokal.

Titulli: Dmth, elementi i përgjegjësisë dhe ngecja e reformave do të bëjnë që ju të braktisni PD-në ?

Pajaziti: Të dyja bashkë, ndërsa o e braktisa o më shkarkuan nuk më bënë fare përshtypje. Mendoj se shtigjet time politike rrugëtojnë ndryshe.

Titulli: A mund t’ju kuptojnë njerëzit se këtë po e bëni për interesa personale, se nuk po e përballoni jetën opozitare ?

Pajaziti: Gjatë qeverisjes 2012-2016 kam qenë shef i kabinetit të kryetarit të komunës. Ata që e njohin sistematizimin brenda vetadministrimit lokal e kuptojnë se kjo është një pozitë kryekput teknike. Për t’i sqaruar gjërat, paga ime as tani që nuk e kam atë vend pune nuk ka ndryshuar. Ngjashëm ka ndodhur edhe me shumë punëtorë tjerë të administratës që nuk pajtohen me politikën e PD-së. Deri në vitin 2011 edhe vet kryetari i PD-së, z. Arifi, ishte pjesë e PVD-së, bile nuk kishte pozitë teknike por ishte zv/kryetar komune, madje PVD i kishte mundësuar që për dy mandate të jetë edhe kryetar komune, dhe ne atëherë nuk tham se për interesa personale po e braktis partinë por e përkrahëm ngase ishte deklaruar se nuk kishte hapsirë veprimi më në PVD.

Titulli: Por nuk është vetëm se pushteti lokal, ju jeni pjesë edhe e Këshillit Nacional. Mos përkon interesi juaj me këtë institucion ?

Pajaziti: Nuk ka të bëjë fare as me këtë. Deri më tash kam pasur 3-4 oferta për të marrë timonin e këtij organi por asnjëherë nuk kam pranuar diçka të tillë. Nuk kam dëshiruar dhe as që dëshiroj të bëhem lodër e diçkaje sa për t’i realizuar interesat e mia. KNSH për momentin shërben vetëm se për ta arsyetuar pozitën e dikujt  e asgjë më tepër. Thënë thjesht, vetëm se mbulon llogaritë financiare të prijësit të saj, i cili ka edhe një funksion tjetër në pushtetin lokal.

Titulli: Por me largimin tuaj dhe të një pjesë tjetër a mos është qëllimi të dëmtohet vetëm PD e të përkrahet PVD si bartëse e pushtetit?

Pajaziti: Apsulutisht jo. Bile për mua të dyja janë njësoj, sikurse që është edhe LPD e cila ka shërbyer për t’ia bër shumicën qoftë PD-së apo PVD-së. Edhe në vështrimin tim të publikuar ditë më parë kam sqaruar se subjektet ekzistuese në Bujanoc nuk dallojnë aspak. Dhe, kur më herët fola për reagimet që kamë marrë nga qytetarët, ato nuk ishin vetëm të njerëzve të PD-së, por proporcionalisht kishte edhe të PVD-së e LPD-së e të papërcaktuar politikisht.

Me një fjalë ne nuk dëshirojmë ta dëmtojmë askë por qytetarët po na inkurajojnë se duhet të bëjmë ndryshe nga këto parti.

Titulli: Përfundimisht po i bie se po përgatiteni për organizim të ri politik, apo jo ?

Pajaziti: Përfundimisht po ju përgjigjem se qytetarët po kërkojnë një frymë të re politike. Nga 2002 e këndej njerëzit tanë janë lodhur nga ndrrimi i roleve, qoftë të njërit grupim politik, qoftë të tjetrit.

Sidomos rinia është ajo e cila është këmbëngulse që politikat e tilla mos të jenë pjesë e së ardhes së saj.

Tjetër gjë me rëndësi është edhe relaksimi përfundimtar i raporteve mes subjekteve politike. Definitivisht duhet lënë prapa nesh armiqsitë vetëm pse nuk mendoni njejt politikisht. E dini se viteve të fundit kemi pasur përvoja të hidhura në këtë drejtim. Ato kanë shkuar aq larg saqë njerëzit, nga krerët partiak janë marrë në pyetje vetëm pse kanë komunikuar me dikë që nuk ka qenë pjesë e atij grupimi politik.

Titulli: Çfarë do të ndërmerrni pra ditëve të vazhdim që të duket në sipërfaqe një frymë e re, siç po thoni ju ?

Pajaziti: Është me rëndësi se idesë së frymës së re po i prinë pjesa më vitale e popullit, rinia. Dhe në këtë mes nuk dallojnë as të rinjët e deritanishëm të PD-së, PVD-së apo LPD-së, e as të paparcaktuarit politiksiht. Siç po e vërej kjo do të jetë një lëvizje gjithpopullore e rinisë sonë e cila është e interesuar për ndryshime rrënjësore, ndryshime këto që do t’i sjellin të mira gjithë popullatës. Ka shumë domethënie se këto ide nuk burojnë as nga Beogradi e as nga Novi Pazari për t’ia përmbushur dikujt kuotat e si dëmshpërblim të arrijnë interesa personale, por burojnë nga gjiri i këtij populli autokton.

Titulli: Kjo me siguri se duhet të rezultoj me ndonjë Këshill Inicues apo jo?

Pajaziti: Patjetër se po. Nuk jam vetëm se unë ideatori dhe nuk do të jem vetëm se unë propozuesi, por secili e ka mundësinë të jetë i propozuar, i kandiduar dhe i zgjedhur.

Interesimi dhe këmbëngulësia e njerëzve më le të kuptoj se ditë të mira do të vinë për Bujanocin dhe Luginën në Përgjithësi.

Si funksionon Shoqata "Feniks" në Luginë?
Nagip Arifi flet për ikjet nga Partia Demokratike: Rruga e mbarë i qoftë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration