OSBE i vazhdon mandatin për një vit përfaqësueses për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq
Kryesuesi i OSBE-së, ministri gjerman i punëve të jashtme Franck-Walter Steinmeier ka përshëndetur vendimin e Këshillit të ministrave të OSBE-së që t'i vazhdojë mandatin për një vit përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e mediave Dunja Mijatoviq, ka njoftuar Nuns nga burimet e misionit të OSBE-së në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Titulli.com.“Dunja Mijatoviq është mbështetëse e përkushtuar dhe e palodhshme e promovimit të mbrojtjes së lirisë së shprehurit dhe mediave të lira në rajonin e OSBE-së dhe jashtë tij”, ka thënë Steinmeier.
Ai ka theksuar që në këtë kohë të konflikteve dhe krizave, është shumë i rëndësishëm zëri i fortë dhe i pavarur, që respekton fortë principin e lirisë së mediave.
Mijatoviq ka marrë postin e përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e mediave në mars të vitit 2010 dhe është emëruar në mandat të ri trevjeçar në vitin 2013./Titulli.com/