Orizio: Jugu i Serbisë ka potenciale të mëdha zhvillimi, bashkë do t'i shfrytëzojmë
Shefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Andrea Orizio ka qëndruar për një vizitë në komunat Bujanoc dhe Preshevë dhe njëkohësisht mori pjesë në prezantimin e raportit të mbrojtësit të qytetarëve për përdorimin zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip.Orizio me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi zhvilloi një takim në ambientin e hotelit “Rozafa” në Bujanoc, shkruan Titulli.com.
“Unë gjithmonë jam i gëzuar kur të jem në Serbinë Jugore. Për OSBE-në të drejtat e pakicave janë shumë të rëndësishme dhe se ne jemi duke punuar shumë në këtë drejtim”, deklaroi Orizio.
Ai tha se janë duke përkrahur edhe mësimin e gjuhës serbe në mënyrë që të kenë qasje më të lehtë në institucionet publike dhe tregun e punës.
“Me ambasadorin Orizio u diskutua për rëndësinë e zgjidhjes së problemit me tekstet mësimore, integrimin në institucione publike dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me OSBE-në”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.
Andria Orizio u prit edhe nga kryetari i komunës së Preshevë, Shqiprim Arifi i cili u shpreh se ka qenë nderë që ka pritur ambasadorin e OSBE-së dhe ka biseduar për problemet e qytetarëve të komunës së Preshevës.
“Në veçanti kemi biseduar për hapjen e kufirit Miratoc-LLojan dhe nga Orizio kemi marrë mbështetje se ai do të lobojë për ktë çështje e cila është avancuar në komunikimi me ministrinë e Brendshme dhe kemi dorëzuar dokumentet që kemi shkëmbyer me ministrinë përkatëse”, theksoi Shqiprim Arifi në konferencën për gazetarë pas takimit.
Për mediat u shpreh Orizio se ky rajon ka dhe paraqet potenciale të shumta zhvillimi dhe në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe ato lokale do të punojë më shumë që të shfrytëzohen këto mundësi të këtij rajoni.
Gjatë qëndrimit të tij Andrea Orizio realizo takim edhe me kryetarin e këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri dhe vizitoi shkollën fillon në Preshevë “Vuka Karagjiq” aty ku mësojnë edhe fëmijët refugjatë.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi ka zyrën e saj në Bujanoc e cila funksionon me një staf prej 4 vetave dhe punojnë në përmirësimin e pozitës së përgjithshme në këtë rajon./Titulli.com/