Organizata "Diyanet Vakfi" nga Turqia së bashku me KBI-në në Preshevë bënë shpërndarjen e 130 pakove ushqimore
Diyanet Vakfi nga Turqia së bashku me Këshillin e bashkësisë Islame në Preshevë bënë shpërndarjen e 130 pakove ushqimore.Organizata humanitare e Bashkësisë Islame të Turqis Diyanet Vakfi së bashku me këshillin e bashkësisë islame në Preshevë për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit ka bërë shpërndarjen e 130 pakove ushqimore për familjet e varfura.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësuesit e Diyanet Vakfi dhe myftiu i Preshevës, Fikret ef. Limani ka lutur Zotin e Madhëruar që ti shpërblej donatorët e kësaj ndihme me mirësitë e Tij në këtë botë dhe në botën tjetër.