Nëntë vite në krye të QSA-së, Lejlan Sadiku jep dorëheqje
Kryetari i deritanishëm i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) me seli në Preshevë, dr. Lejlan Sadiku, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë.Në njoftimin e QSA-së, të cilin e përcjell portali informativ Titulli.com, informohet opinioni, bashkëpunëtorët, donatorët, partnerët, aktivistët dhe mbarë korpusi i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit që për shkak të fillimit të studimeve postdiplomike, pranë Qendrës spitalore në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë në Nish, dega e Internos, kryetari i deritanishëm dr. Lejlan Sadiku ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë.
“Kjo detyrë dr. Sadikut iu besua që nga themelimi i QSA në Preshevë në vitin 2007, detyrë të cilën e ka ushtruar me sukses për mbi nëntë vite. Dorëheqja iu paraqit me shkrim Kryesisë së QSA-së në Preshevë nga dr. Sadiku, në mbledhjen e fundit të mbajtur ditën e shtunë më 21 nëntor 2015, e cila u aprovua nga Kryesia, njëkohësisht duke e caktuar si ushtrues detyre të kryetarit Xhelal Hasanin – anëtar i Kryesisë së QSA-së në Preshevë, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme në Kuvendin e rradhës së QSA-së në Preshevë< thuhet në njoftim të kësaj organizate.
Kryesia e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë vlerëson lartë angazhimin e deritanishëm të dr. Lejlan Sadikut, duke e falënderuar për angazhimin e deritanishëm dhe dëshiruar shëndet dhe suksese në studimet akademike. /Titulli.com/