Nënshkruhet marrëveshje politike Arifi-Salihu në Preshevë, presin serbët për koalicion
Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi dhe kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, Sami Salihu kanë nënshkruar marrëveshjeve politike për bashkëqeverisje me komunën e Preshevës.Përfaqësuesit e dy listave zgjedhore përbëjnë 18 ulëse në kuvendin komunal ndërsa për të qeverisur me komunën e Preshevës nevojitet një shumicë prej 20 këshilltarëve.
Jo zyrtarisht mësohet se këtij koalicioni mundë t’i bashkëngjiten edhe 2 këshilltarë serb dhe pastaj do të kenë mundësin të formojnë organet e vetëqeverisjes lokale./Titulli.com.