Në Serbi mbahen të bllokuara 24 tonë tekste nga Kosova të dedikuar për Luginën
Mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës dhe bllokimi i një donacioni me libra të ardhur nga Kosova po vazhdon të mbetët temë e nxehtë mes autoriteteve qendrore dhe atyre lokale.Kryeministri i Serbisë gjatë hapjes së fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanoc lidhur me bllokimin e librave në terminalin e Preshevës tha se inspeksioni i autorizuar po punon në këtë drejtim.
“Në Serbi nuk mundë të shfrytëzohen librat ku thuhet se Adem Jashari është hero i popullit. Për përdorimin e librave në gjuhën shqipe do të vendosë inspeksioni arsimorë”, deklaroi Vuçiq gjatë qëndrimit në Bujanoc, transmeton Titulli.com.
Siç ka mësuar gazeta e Beogradit Danas, thuhet se është vazhduar afati i mbajtjes në terminal të librave donacion nga Ministria e Arsimit të Kosovës, transmeton Titulli.om.
Gjithashtu i njëjti burim flet se nuk mundë të konfirmohet për përfundimin e procedurave të doganimit dhe debllokimit të mbi 100 mijë teksteve mësimorë me një peshë prej 24 tonë. /Titulli.com/