Në Kosovë më lehtë shtetësinë e marrin kinezët se sa shqiptarët nga Lugina
Lëvizja Qytetare Vatra një subjekt politik i cili merret me mbrojtën e interesave qytetarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës është shembull se si i afrohet mundësia të rinjëve për tu bërë pjesë e vendimmarrjes.Shembulli më i mirë vije nga organet drejtësisë të Lëvizjes Qytetare Vatra strukturë kjo e cila ka dy javë që në krye të subjektit si kryetarë i saj zgjodhi juristin 25 vjeçar Kushtrim Kadriu.
Kadriu ka thënë për " Bota Sot" se energjitë e reja po tu jepet përgjegjësi në të gjitha partitë politike do ti kishin punët më mirë dhe do të sillnin një mentalitet të ri të punës, mentalitet ky i cili do të ishte me plot energji. Pra kombinimi i gjeneratave të vjetra në aspekt këshillëdhënës me aktivitet në terren me gjeneratat e reja do të ishte çelësi më i mirë i suksesit për shoqërinë tonë.
Kadriu pretendon se me punë do ta kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore e që jetojnë në Kosovë. Ai ka premtuar se do të bëjë çmos në zgjidhje të problemeve të këtyre qytetarëve.
“Në Kosovë më lehtë shtetësinë e marrin Kinezët se sa Luginasit e ky diskriminim që ju ka bërë tash e sa vite këtyre banorëve do të jetë përkushtimi jonë më i madh për ta zgjidhur", ka thënë Kadriu./Titulli.com/