Nxënësit shqiptarë pjesëmarrës në manifestim kulturorë  në Turqi
Lokale

Nxënësit shqiptarë pjesëmarrës në manifestim kulturorë në Turqi

16.May.2014 16:09
0
Shoqata Turko-Shqiptare “Deli Agush” nga Bilaçi i komunës së Bujanocit ka marrë pjesë në një manifestim kulturorë në Edrene të Turqisë ku ishin të ftuar nxënës të shkollave fillore nga Ballkani. Qani Nalbani kryetar i kësaj shoqata së bashku me një grup të nxënësve prej 8 vetave kishte udhëtuar së bashku më grupe tjera të popujve të Ballkanit, ndërsa gjatë udhëtimit ishte shoqëruar më grupin e Novi Pazarit. Nalbani është shprehur i kënaqur më mikpritjen vëllazërore që ju është bërë nga organizatorët, kryesisht ministria e arsimit për rrethin e Edrenës. Grupi  i nxënësve fillorist nga Bilaçi kishin ndjekur edhe një kurs të gjuhës turke, që sipas drejtuesit të shoqatës “Deli Agush” ia kishte lehtësuar komunikimin me nxënësit turq në manifestim. “Kemi prezantuar para publikut 2 këngë dhe valle shqiptare nga trevat tona dhe në këtë mënyrë kemi  kaluar shumë mirë me të gjithë pjesëmarrësit”, tha Qani Nalbani. Kryetari i rrethit të Edrenës të gjithë pjesëmarrësit nga Serbia, Kosova, Shqipëria, Rumania, Bullgaria e Qreqia ka pritur në zyrën e tij dhe ka falënderuar për pjesëmarrje të vazhdueshme në këtë manifestim. Takimet e këtilla mbahen çdo vit më 23 prill dhe tubohen nxënës të popujve të ndryshëm të Ballkanit për të shkëmbyer vlerat kulturore të tyre./Titulli.com/ turk 4 qani turkiqan tutk2turk2turk 6turk 5  
Afrohen ditët e Komandant Lleshit (programi)
Presheva binjakëzohet me Rrjetin e Qendrave Rinore nga Kosova
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration