Novi Sadi mundë të dërgoje helikopter për Bujanoc dhe Preshevë
Novi Sadi mundë t'i drejtohet komunave Bujanoc, Preshevë dhe Bosilegrad për ofrimin e ndihmës kundër sëmundjes infektive dermatitisa që ka goditur kafshët në këto vende, shkruan Titulli.com.Siç mësohet nga kabineti i kryetarit Milosh Vuçeviq, Novi Sadi për komunat e përmendura mundë të dërgoj një helikopter ose avion për përskatjen e mushkonjave varësisht nëse është e nevojshme.
“Masat kyçe për të luftuar sëmundjet janë identifikimi, ndalimi i lëvizjes, parandalimi i transportit trë kafshëve dhe asgjësimi i tyre që infektohen. Në vendet e prekura do të dërgohen 15 vetura me pajisje për kontrollimin e insekteve në tokë, mjetet për dezinfektim dhe njerëzit që do të menaxhojnë këto vetura”, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryetarit Vuçeviq, transmeton Titulli.com.
Drejtoria për Veterinë pranë Ministrisë së Bujqësisë ka shpallur më 10 Qershor epidemi të sëmundjeve infektive dermatitis në territorin e komunës së Bujanocit, në fshatin Lilancë, ndërsa në gjithë territorin e Rrethit të Pçinjës është shpallur zonë e pambrojtur./Titulli.com/