Një grup i emigrantëve në Preshevë dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre
Kalimi i emigrantëve në Gjevgjeli po shkon ngadalë, ndërsa emigrantët nga Afganistani, të cilëve iu është ndaluar kalimi, nuk mund as t'i afrohen kufirit. Në Qendrën e pranimit në Preshevë gjendet një grup i emigrantëve që dëshirojnë të kthehen në Marok, respektivisht Algjeri, prej ku edhe kanë ardhur, njofton RTS, transmeton Titulli.com.Afganët më nuk mund të hyjnë në Maqedoni nga Greqia. Politikanët në Greqi po protestojnë për shkak të vendimeve të njëanshëm të Austrisë dhe Maqedonisë, por ngadalë po fillojnë të zbatojnë atë që është domosdoshme – të mos lejojnë emigrantët nga Afganistani as t’i afrohen kufirit që të mos bëjnë tollovi dhe të mos pengojnë kalimin e atyre që ende mund të hyjnë në Maqedoni, e ata janë emigrantët nga Siria dhe Iraku, ka njoftuar korrespondenti i RTS-së nga Gjevgjelia.
Në anën tjetër në Qendrën e pranimit në Preshevë gjinden rreth 30 emigrantë që kishin ardhur dje. Ata po presin që të vijnë të afërmit dhe miqtë e tyre, që së bashku të vazhdojnë udhëtimin drejtë Shidit dhe Kroacisë.
Aty gjendet edhe grupi prej rreth 10 emigrantëve nga Maroku dhe Algjeria që dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre, ka njoftuar korrespondenti i RTS-së nga Presheva.
Në Qendrën e pranimit nuk presin emigrantë të rinj, por thonë që kjo krejt varet nga Maqedonia, a do t’i lejojë ata apo jo./Titulli.com/