Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke: Një pikë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Euro 2024 (video)
Rajoni dhe Politika

Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke: Një pikë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Euro 2024 (video)

08.Sep.2023 07:14
0

Shqipëria ka dalë me një pikë shumë të vlefshme nga transferta me Republikën Çeke, pas barazimit 1-1.

Në pjesën e parë ishin vendasit ata të cilët lëshuan sinjalin e parë, por portieri Berisha priti në pozicion. Kuqezinjtë patën disa momente të mira pas minutës së 20-të kur provuan me Jasir Asanin e ndalur në pozicion jashtë loje dhe me Cikalleshi e Bajramin, ku sulmuesi kavajas pati një shans të mirë, por u ndal nga portieri kundërshtar. Në fundin e pjesës së parë, çekët rrezikuan me Soucek pas një gabimi të Taulant Seferit, por Ismajli mbylli mirë. Në minutat shtesë, Cikalleshi sërish u paraqit para portës së çekëve, por e ndali me dorë topin e marrë nga Asllani dhe arbitri Taylor ndali lojën.

Në fraksionin e dytë, Çekia e nisi vrullshëm dhe u shfaq rrezikshëm para portës së Berishës dhe në të 47-tën gjetën golin, por ishte teknologjia Var që ndërhyri dhe anuloi golin. Megjithatë, 10 minuta më pas vendasit realizuan sërish me anë të Cerny dhe këtë herë VAR, vendosi në favor të çekëve. Gjithsesi, Shqipëria e mori veten dhe nëntë minuta më pas barazoi shifrat. Ishte Nedim Bajrami që realizoi një supergol me të djathtën nga jashtë zonës, asgjë për të bërë nga portieri kundërshtar që nuk mund ta shmangte magjinë e fantazistit kuqezi. 

Ndërkohë, në të 74-tën ishte Etrit Berisha ai i cili ishte autor i një super pritjeje ndaj Krejcit. Sulmuesi i çekëve kërceu mbi të tjerët në zonë dhe me kokë goditi duke gjetur kuadratin e Berishës, por aty gardiani kuqezi mbërriti në kohë për të larguar rrezikun. 

Me këtë barazim, Shqipëria ruan vendin e dytë në grup, me 7 pikë, një më pak se Republika Çeke. Në vendin e tretë të grupit renditet Polonia, me 6 pikë, ndjekur nga Moldavia (5) dhe Ishujt Faroe (1). 

Pas një pjesë të parë pa gola, me të filluar pjesa e dytë çekët shënuan me Vaclav Cerny për 1-0, i cili fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje, pastaj pasi u shikua në VAR doli të jetë i rregullt.

 

Por nuk vonoi shumë dhe kuqezinjtë morën barazimin. Zhvillohej minuta e 66-të, kur Nedim Bajrami mori një top jashtë zonës dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 1-1.

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/hqiperia-ceki.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Lajçaku dhe Bislimi bisedojnë për takimin e nivelit të lartë të javës së ardhshme
Musliu: Aksion protesues para stacionit policor në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration