Një delegacion nga Lugina e Preshevës ka filluar vizitën e avokimit në Strazburg të Francës
Një delegacion nga Lugina e Preshevës ka filluar vizitën e avokimit në Strazburg të Francës, kështu ka shkriar deputeti popullor, Shaip Kamberi.
Postimi në Facebook nga Shaip Kamberi:
Sot me takimin miqësor e shumë produktiv me Sh. T. Z. Ambasadorin e Shqipërisë, Dastid Koreshin fillova vizitën triditore të avokimit në Strazburg.
Takime të rëndësishme me anëtar të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të institucioneve të Këshillit të Evropës si dhe Asamblesë Parlamentare të KiE-së
Me Ambassadorin Koreshin bashkëdiskutuam mundësinë për qasjen e planit të veprimit të bashkëkordinuar e mirëplanifikuar në gjitha mekanizmat e KiE-së.
Ky muaj ka qenë muaj i një angazhimi të jashtëzakonshëm në procesin e avokimit për çështjen e Luginës së Preshevës. Pas Brukselit në ekzekutivin e BE-së, pas takimeve për të bashkëkordinuar qasjen në Senat e Kongresin Amerikan bashkë me avokimin në Strazburg do të
përbëjë agjendën më intezive të avokimit për vështirësitë dhe diakriminimin me të cilin po përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Lugina e Preshevës kërkon zgjidhje, zgjidhja kërkon miqë, miqtë kërkojnë shpjegime për veprim, veprimi i jep drejtim zgjidhjes.