Nisin punimet, xhamia e Tërnocit me objekt shtesë (Foto)
Në xhaminë e mesme në Tërnoc të Komunës së Bujanocit kanë filluar punimet për zgjerimin e hapësirave, duke ngritur objektin shtesë ngjitur me atë të xhamisë.Objekti i ri do të ketë podrumin dhe dy kate, i cili do të jetë i pajisur me banjo speciale për pastrimin e kufomave si dhe frigoriferin për mbajtjen e tyre deri në momentin e varrimit.
Veç kësaj, predikuesit e fesë islame do të kenë edhe banjë për marrjen e abdesit, hapësira të reja për faltore, mësojtore për fëmijë, zyre dhe bibliotekë, raporton Titulli.com.
Këshilli i xhamisë vendimin për fillimin e punimeve e kishte marrë më herët, mirëpo për shkak të mungesës së fondeve ato filluan vetëm tani.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, për ndërtimin e këtij objekti ka kontraktuar kompaninë “Mërgimi Komerc”, ndërsa për përfundimin e saj, sipas zyrtarëve në këtë objekt fetar ka nevojë për ndihmë të mëtutjeshme financiare.
Sipas kontratës mes punëdhënësit dhe punëkryesit, ndërtimi i godinës duhet të zgjatë 90 ditë pune, nëse lejojnë kushtet atmosferike. /Titulli.com/