Ngjarjet në botë që shënuan vitin 2019 dhe do të shkruhen në histori
Atraktive

Ngjarjet në botë që shënuan vitin 2019 dhe do të shkruhen në histori

27.Dec.2019 17:10
0

Gjatë vitit 2019 kanë ndodhur shumë ngjarje, të cilat do të mbahen mend dhe do të shkruhen në histori.

Gazeta greke ”Newsbomb.gr”, siç transmeton Koha Jonë, ka sjellë në rikujtesë ngjarjet më të rëndësishme, ku mes tyre është edhe tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri.

10 janarKriza presidenciale në Venezuelë – Kriza presidenciale e Venezuelës shpërtheu kur Asambleja Kombëtare e vendit rishpalli president Nicolas Maduro. Kjo u kundërshtua nga Juan Guidao, i cili u vetëshpall president. Ai u mbështet nga shumë vende të botës, mes tyre edhe SHBA dhe BE. Kriza në Venezuelë solli disa viktima.

14 prillVrasësi serial në Qipro – Vrasësi serial që tronditi Qipron u dënua me 7 burgime të përjetshme pasi u shpall fajtor për vrasjen e 5 grave dhe 2 vajzave të vogla. Viktimat ishin kryesisht të punësuara si pastruese në shtëpitë në ishull dhe u zhdukën midis shtatorit 2016 dhe gushtit 2018. Dy vrasjet e fundit u zbuluan në 14 prill. Marie Rose dhe vajza e saj 6-vjeçare u gjendën brenda një busi miniere.

15 prillZjarri shkatërrues në Notre Dame në Paris -Tronditje dhe trishtim në të gjithë botën solli zjarri i madh që përfshiu katedralen Notre Dame në Paris. Nga zjarri u dogj në mënyrë të pakontrollueshme për 8.5 orë, pjesa më e madhe e katedrales.

21 gusht 2019Amazona në flakë -Mushkëria e planetit, pylli tropikal i Amazonës u përfshi nga flakët, duke u djegur me një rritëm tepër të lartë. Presidenti brazilian Zaich Bolsonaru tha në atë periudhë se qeveria e tij nuk kishte burime për të luftuar zjarret në pyjet e shiut në Amazon, pasi imazhet satelitore treguan numrat rekord të zjarreve të vitit 2019. Sipas agjencive qeveritare në vitin 2019 u regjistruan 72.843 zjarre, numri më i lartë që nga viti 2013 kur filluan të mbaheshin regjistrimet.

9 tetor 2019Pushtimi turk në Siri – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi përmes Twitter se një operacion i ri ushtarak turk ishte nisur në veri-lindje të Sirisë kundër milicive kurde siriane. “Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane (rebelët sirianë të mbështetur nga Ankaraja) kanë nisur Operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë,” shkroi presidenti turk. Komuniteti Ndërkombëtar dënoi pushtimin turk.

31 tetor 2019Shteti Islamik konfirmon vdekjen e Bagdadiut – Shteti Islamik konfirmoi se udhëheqësi i Abu Bakr al-Bagdadi u vra pas një sulmi amerikan. Organizata xhihadiste vendosi Ebu Ibrahim al-Hashimi al-Kurasi si pasardhësin e saj.

26 nëntor 2019Tërmeti në Shqipëri -Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka qenë një nga goditjet më të fortë që ka pësuar Ballkani Perëndimor për dekada të tërë. 51 persona humbën jetën dhe mijëra shtëpi u shkatërruan. “Ne humbëm shumë jetë njerëzish, por gjithashtu shpëtuam shumë,” deklaroi Kryeministri shqiptar Edi Rama gazetarëve gjatë një vizite në spitalin e Tiranës. Zyrtarët ushtarakë, policorë dhe mbrojtës civilë për disa ditë zhvilluan operacinet e kërkim-shpëtimit në zonat afër epiqendrës së tërmetit në Durrës dhe Thumanë. Sizmologu shqiptar Rrapo Ormeni theksoi se tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit ishte më i forti i regjistruar në zonën e Durrësit që nga viti 1926.

12 dhjetorZgjedhjet Britanike – Kryeministri Boris Johnson është konsideruar si njeriu më i fortë në Mbretërinë e Bashkuar pas triumfit të tij në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit, një triumf që i lejon atij të mbajë premtimin për të realizuar largimin e Britanisë nga BE në 31 janar. 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ota-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration