Neshat Shaqiri varroset në vendlindje
Qindra qytetarë i kanë dhënë përshëndetjen e fundit, Neshat Shaqirit nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit.54 vjeçari, baba i dy fëmijëve, ka ndërruar jetë mëngjesin e së shtunës në Prishtinë, pas një lufte disa vjeçare me sëmundjen e rëndë.
Neshati, për në banesën e fundit u përcoll në varrezat e Tërnocit, po të shtunën, rreth orës 18:00.
Vlen theksuar se i ndjeri ishte menaxheri i parë dhe i vetëm i Komunës së Bujanocit, përderisa njihej për aftësitë e tij komunikuese, natyrën e qetë dhe i shoqërueshëm.
Neshat Shaqiri për një kohë jetoi dhe veproi në Prishtinë. Ai pas vetes ka lënë bashkëshorten, djalin Argjirin dhe vajzën Anilën. /Titulli.com/