Në Serbi dyshohet se ngordhën nga helmimet mbi 800 kukuvajka
Rajoni dhe Politika

Në Serbi dyshohet se ngordhën nga helmimet mbi 800 kukuvajka

06.Mar.2024 08:53
0

Më shumë se 800 zogj kukuvajka kanë ngordhur ditëve të fundit në Serbi, pranë kufirit me Rumaninë, raportoi të martën BBC- nëserbisht, transmeton Titulli.com. 

Ekspertët besojnë se ata mund të jenë helmuar.

Këta zogj grabitqarë janë specie të mbrojtura në nivel lokal në Kikindë, andaj largimi i tyre si shkak që nuk kanë ku të rrinë, po konsiderohet shqetësues në këtë vend.

Shoqata për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve në Serbi ka thënë se është përpjekur t’i inkurajojë fermerët dhe autoritetet lokalë që të kultivojnë pemë dhe gardhe, pasi ato ndihmojnë në qëndrimin brenda vendit të këtyre specieve.

Sipas kësaj shoqate, dëmtimi i të korrave ka bërë që dikush të përhapë fara të helmuara, të cilat janë konsumuar nga këta lloj zogjsh. 

"I pamë zogjtë duke ngordhur para syve tanë. Ishin lart në pemë, duke u sjellë vërtet në mënyrë të çuditshme, dhe më pas vetëm ranë poshtë. Dëmi është i madh”, ka thënë drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate, Milan Ruziq. 

Ai e ka quajtur këtë rast “seri e helmimeve të paligjshme”. Sipas Ruziqit, ky rast do të ketë ndikim negativ në Kikinda, vendin ku ka shumë turistë që e vizitojnë vendin për shkak të këtyre shpendëve.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ukuvajka-reuters.jpg): failed to open stream: No such file or directory
BE kërkon të armatoset, paketë 1,5 miliardë euro për industrinë ushtarake
Frankfurti, qyteti i parë gjerman që zbukurohet për Ramazan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration