Në Serbi, 37 të vdekur dhe 1.966 raste të reja me COVID-19, Bujanoci me 0 raste
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 37 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 1.966 raste të reja me këtë virus, transmeton Titulli.com.
Ndërsa sipas të dhënave nga shtëpia e shëndetit në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 3.325, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 343.870.
Aktualisht janë hospitalizuar 7.631 persona, ndërsa 265 persona janë në respiratorë.
Nga dje, 7.573 persona janë testuar, duke e çuar në 2.320.434 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aksina-srb.jpg): failed to open stream: No such file or directory