Në bazën ushtarake afër Bujanocit stërvitje ushtarake NATO dhe Ssrbi “Platinum Wolf 23”
Pa u bërë një muaj prejse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e anuluan pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjen e madhe ushtarake “Defender Europe 2023”, si pasojë e parë ndaj për Qeverinë që po refuzon thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në Veri, më 15 qershor në bazën ushtarake në jug të Serbisë ka filluar stërvitja taktike ndërkombëtare “Platinum Wolf 23”, në të cilën po marrin pjesë anëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe Forca të Armatosura nga nëntë shtete të tjera të NATO-s.
Ndryshe nga Ushtria e Kosovës e cila u përjashtua nga rreshti nga ShBA-ja, ambasada e këtij shteti në Beograd kishte njoftuar se Serbia me pjesëmarrjen në stërvitjen ushtarake “Platinum Wolf”, që do të mbahet në Jug të Serbisë, ku do të marrin pjesë edhe vendet anëtare të NATO-s, “ka zgjedhur Perëndimin”.
“Serbia ka bërë një zgjedhje për të qenë pjesë e Perëndimit, dhe kjo përfshin integrimin e mëtejshëm me strukturat e sigurisë euroatlantike dhe ushtritë partnere”, ka deklaruar zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Beograd”.
Stërvitja e organizuar nga Ushtria e Serbisë dhe Komanda Evropiane e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbahet deri më 27 qershor në poligonin “Borovac”, në bazën ushtarake afër Bujanocit.dërsa, është konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake “Ujku i Platinit” me 100 ushtarë amerikanë.
Derisa SHBA-ja e mirëpriti vendimin e Serbisë, Kremlini njoftoi se do të “monitorojë me kujdes” stërvitjen.
Serbia është ushtarakisht neutrale, ndërsa bashkëpunon me NATO-n që nga viti 2006 përmes Partneritetit për Paqe.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/olf-bujanoc-nato.jpg): failed to open stream: No such file or directory