Në bazën "Jug"  të Bujanocit filloi stërvitja ushtarake e organizuar nga Serbia dhe SHBA
Lokale

Në bazën "Jug" të Bujanocit filloi stërvitja ushtarake e organizuar nga Serbia dhe SHBA

11.Jun.2024 08:15
0

Stërvitja ndërkombëtare “Platinum Wolf 24” do të mbahet nga 10 deri më 21 qershor në bazën Jug afër Bujanocit, në organizim të Ushtrisë së Serbisë dhe Komanda Evropiane e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë (MOD), transmeton Titulli.com.

Më shumë se 200 pjesëmarrës thuhet se po praktikojnë taktikat, teknikat dhe procedurat e përdorura në angazhimin në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

"Fokusi është në përdorimin e armëve jovdekjeprurëse. Një pjesë e aktiviteteve të planifikuara stërvitore janë lufta në një mjedis urban, mbrojtja e bazës, kontrolli i grumbullimeve masive dhe puna në një pikë kontrolli", thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes.

Thuhet se qëllimi i stërvitjes është të përmirësojë ndërveprimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë të forcave të armatosura të vendeve partnere gjatë ekzekutimit të një operacioni të mbështetjes së paqes në një mjedis shumëkombësh.

Ministria njoftoi gjithashtu se organizimi dhe pjesëmarrja aktive e Forcave të Armatosura të Serbisë në stërvitjet nga seria “Ujku i Platinit” që nga viti 2014 kanë rritur kapacitetet dhe aftësitë e komandave dhe njësive për angazhim në operacionet paqeruajtëse./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/latinum-jug.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Gjenerali amerikan Clark : Ambiciet ruse pengojnë stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë
Kosova shënon 25-vjetorin e Çlirimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration