Nagip Arifi dorëzon mandatin e kryetarit të komunës së Bujanocit
Ish kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka dorëzuar mandatin e tij tek zëvendës/kryetari i komunës Stojanqa Arsiq.Në njoftimin e Partisë Demokratike thuhet se pranim-dorëzimi ishte paraparë të bëhet në ditën e sotme mirëpo kjo deklaratë nuk është konfirmuar nga i zgjedhuri për kryetar të komunës, Shaip Kamberi.
Arifi deri më tani ka udhëhequr me komunën e Bujanocit për 10 vite ndërsa partia e tij nuk është pjesë e koalicionit qeverisës të dalë nga zgjedhjet e 24 Prillit.
Për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, Bujanocin do ta drejtojë Shaip Kamberi me partnerët e tij të qeverisjes dhe postin e kryetarit pritet ta marrë brenda këtyre ditëve./Titulli.com/