Më 28 Janar  mundë të rivotohet vetëm në njësinë 5 në Preshevë?
Lokale

Më 28 Janar mundë të rivotohet vetëm në njësinë 5 në Preshevë?

22.Jan.2018 13:17
0
Gjykata administrative ka vendosur që zgjedhjet lokale do të përsëriten vetëm në njësinë zgjedhore numër 5 në qytetin e Preshevës.

“Do të fillojmë të përgatisim votimin dhe se nuk ka pengesa që në këtë vendvotim të rivotohet më 28 Janar”, ka thënë Zeqir Miftari kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhorë në Preshevë.

Duke u bazuar në të dhënat e KKZ në vendvotimin numër 5 janë të regjistruar 1382 qytetar me të drejtë vote ndërsa gjatë vitit 2016 në zgjedhjet lokale ka votuar 557 vota.

Zgjedhjet e parakohshme lokale po përsëriten në vendvotimin 5 për shkak se disa parti kanë  paraqitur ankesa për parregullsi.

Komisioni Komunal Zgjedhorë ka publikuar rezultatet preliminare  Alternativa për Ndryshim  36% të votave, , Partia Demokratike Shqiptare 26%, , Partia për Veprim Demokratik 14%,  Lëvizja për reforma PDSH 9.1 %, Bashkimi Demokratik I Luginës 2.4%, Unioni Demokratik Shqiptarë 2.2 %, Partia Demokratike 1.8% dhe lista serbe ka grumbulluar 4.9% e cila nuk ka kaluar pragun zgjedhorë./Titulli.com/

Mustafa: Skenari serbo-rus po aplikohet në Preshevë (video)
Krijo shitoren tënde online në Luginë të Preshevës, reklamo falas (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration