Myftiu i Serbisë, Mevlud Dudiç qëndroi në Bujanoc
Në Bujanoc ishte gjatë të enjtes për vizitë Kryetari i Bashkësisë Islame në Serbi me seli në Novi Pazar, myftiu dr. Mevlud Dudiç me bashkëpuntorë, njoftoi KBI në Bujanoc.
Ai fillimisht vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Bujanocit ku u prit nga Kryetari i KBI së Ragmi Destani,, e më pas bashkërisht vizituan komunën e Bujanocit ku u pritën nga Kryetari i komunës Nagip Arifi me bashkëpuntorë.
U diskutuan tema me interes të përbashkët për të gjitha palët.
Në fund të takimit Myftiu i ndau një dhuratë për kryetarin e komunës, ku edhe ky i fundit ndau një dhuratë për myftiun nga komuna e Bujanocit./KBI/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/udic%3Dkbi.jpg): failed to open stream: No such file or directory