Lokale
Mustafa: Shqipëria dëshmoi vlera të larta me zgjedhjen e Presidentit
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa sot ka uruar Bujar Nishanin për zgjedhjen President të Republikës së Shqipërisë
Mustafa në urimin e tij thotë se me këtë zgjedhje Shqipëria ka dëshmuar se ka vlera të larta civilizuese dhe demokratike.
Duke i dëshiruar sukses në detyrën e marr, Mustafa mes tjerash shkroi se “si President do të vazhdoni të promovoni politikën e mirëkuptimit jo vetëm brenda Republikës së Shqipërisë, rajonit, por edhe më gjerë”./Titulli.com/
****************************************************************************************************************************************
I nderuari President z.Bujar Nishani,
Zgjedhja Juaj si President dëshmoi edhe njëherë se Republika e Shqipërisë ka vlera të larta civilizuese dhe kapacitete demokratike.
Shprehim bindjen se me zgjedhjen e Juaj në këtë detyrë padyshim do të kontribuoni në avancimin e standardeve demokratike duke patur parasysh se ju jeni President i të gjithë shqiptarëve.
Ju si President do të vazhdoni të promovoni politikën e mirëkuptimit jo vetëm brenda Republikës së Shqipërisë, rajonit, por edhe më gjërë.
z.President,
Në emrin tim personal dhe në emër të kryetarit të komunës së Preshevës duke ju uruar sukses në detyrën e re, shprehi bindje se Shqipëria tashmë si anëtare e NATO-s do të jetë së shpejti edhe anëtare e Bashkimit Evropian.
Me respekt
Kryetari i Komunës dhe i
Partisë Demokratike Shqiptare
Ragmi Mustafacopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Tirana.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!