Mustafa reagon ndaj presidentës së Kosovës: Nuk ndalemi në rrugëtimin tonë stërgjyshor drejt bashkimit me Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Postimi i plotë në Facebook nga Ragmi Mustafa:
Të dashur shqipëtar e shqipëtare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës! Sot, në parlamentin e Republikës së Kosovës presidentja e vendit shpallë të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovë. Me këtë, njëkohësisht shfuqizon Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992, luftën e UÇPMB-së dhe aspiratën shekullore të shqiptarve të këtyre trojeve për ribashkim me Republikën e Kosovës.
Asnjëher nuk ka qenë në të kaluarën si të afërme por edhe të largët shkëmbimi territorial në mes Kosovës e Serbisë. Por, ka pasur një angazhim e zotim të presidentit Thaçi që të ribashkoj Preshevën, Medvegjën e Bujanocin me Republikën e Kosovës.
Rikujtojmë, se nuk mund të ket presidente e as president as në Kosovë e as në Serbi, që të shuaj për dhe, jo vetëm dëshirën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës por as edhe dokumentet e saja për përcaktueshmëri e vetvendosje të tyre se ku duan të jetojnë.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, bien e zgjohen nga gjumi bashkë me ëndrrën se që nesër do të ribashkohen me Kosovë dhe të nisen drejt varreve të gjyshërve e gjysheve të tyre për t'u rrëfyer se edhe NE u liruam nga okupimi serb, sepse gjitha gjeneratat që ndërruan jetë e vdiqën me sy hapur se nuk e panë të lirë tokën autoktone të tyre.
Nuk do të ndalemi kurrë në rrugëtimin tonë stërgjyshor drejt bashkimit me Kosovë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/agmi-mustafa.jpg): failed to open stream: No such file or directory