Mustafa: Qeveria e Shqipërisë konkretisht shton angazhimin për Luginën
Lokale

Mustafa: Qeveria e Shqipërisë konkretisht shton angazhimin për Luginën

07.Nov.2019 12:53
0

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa në një postim në facebook ka uruar vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për mbështetjen financiar për libra në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.

 Ndër të tjera në postimin Mustafa falënderon qeverinë shqiptare në emrër të KKSH-së dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke treguar edhe punën intensive që ka pasur me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini për çështjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe pa harruar edhe Hapësirën për Qendrën Kulturore Multidimensionale, shkruan Titulli.com.

 “Qeveria e shqipërisë konkretisht shton angazhimin për Luginën. Sot, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore. Ky vendim është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti. Pas angazhimit të drejtpërdrejtë në një platformë sistematike e programatike për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Genc Cakaj si dhe Ministres së Arsimit znj.Besa Shahini për zgjidhjen e çështjes së teksteve mësimore për nxënësit e shkollave në gjuhën shqipe. Po ashtu pas vendimit për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe pas vendimit për financimin e Hapësirës për Qendrën Kulturore Multidimensionale. Ky është një vendim i radhës konkret që po bën Qeveria e Republikës së Shqipërisë për Luginën e Preshevës, duke dëshmuar kështu përkushtimin dhe gatishmërinë e shtetit shqiptar për dinamizimin e përkujdesjes së saj për Luginën e Preshevës. Në emrin tim personal dhe në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar që përfaqëson institucionalisht shqiptarët në Serbi, shpreh mirënjohjen time të thellë për taksapaguesit e shtetit shqiptar, Ministrin Gent Cakaj, Ministren Besa Shahini dhe kabinetin qeveritar, të drejtuar nga z.Edi Rama” – shkruan Ragmi Mustafa, shkruan Titulli.com.

Ndërkaq lajmin për mbështetjen financiare nga Shqipëria drejtuar KKSH-së me qëllim blerjen e librave në gjuhën shqipe në një postim e ka bërë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj. Cakaj shkruan se mbështetja shkon për ruajtjen e identitetit kombëtarë.

 “Edhe një informacion tepër i vyer e shumë domethënës për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Keshillin Kombëtar i Shqiptarëve në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore. Ky vendim i shërben nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ky vendim është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti. Shqipëria mbetet e përkushtuar për rritjen e kujdesit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe diasporë në përgjithësi” – shkruan ministri shqiptar Gent Cakaj raporton Titulli.com

 

  

copy(/home/titulli/public_html/images/image/agmi%20Mustafa.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shkencëtarët ngrenë alarmin, kriza klimatike po shpejton
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration