Mustafa: Jo propozimit të Halimit, PDSH ka formulë koalicioni të qëndrueshëm
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa nuk e përkrahë formulën e koalicionit të mundshëm PVD-PDSH- LR PDSH dhe lista serbe të propozuar nga Riza Halimi.Mustafa në një deklarate për Titulli.com tha se është kategorikisht kundër kësaj ideje të Halimit e cila sipas tij nuk është në interes të përgjithshëm të qytetarëve të komunës së Preshevës.
Ai theksoi për Titulli.com se nuk ka pasur bisedë me askënd lidhur me këtë ide por shprehu bindjen se do të gjendet një formulë më e qëndrueshme.
“Ne jemi kundër koalicionit të përmendur nga Halimi por ja bëjmë më dije se PDSH ka formulë më të mirë për koalicionin qeverisës me komunën e Preshevës”, u shpreh Mustafa.
Riza Halimi gjatë ditës për mediat në Beograd ka thënë se do të jetë i hapur për një koalicion të mundshëm PVD-PDSH- Lëvizja për Reforma-PDSH dhe dy këshilltarët e listës serbe./Titulli.com/