Mustafa: Jo propozimit të Halimit, PDSH ka formulë koalicioni të qëndrueshëm
Lokale

Mustafa: Jo propozimit të Halimit, PDSH ka formulë koalicioni të qëndrueshëm

30.Jan.2018 17:56
0
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa nuk e përkrahë formulën e koalicionit të mundshëm PVD-PDSH- LR PDSH dhe lista serbe të propozuar nga Riza Halimi.

Mustafa në një deklarate për Titulli.com tha se është kategorikisht kundër kësaj ideje të Halimit e cila sipas tij nuk është në interes të përgjithshëm të qytetarëve të komunës së Preshevës.

Ai  theksoi për Titulli.com se nuk ka pasur bisedë me askënd lidhur me këtë ide por shprehu bindjen se do të gjendet një formulë më e qëndrueshme.

“Ne jemi kundër koalicionit të përmendur nga Halimi por ja bëjmë më dije se PDSH ka formulë më të mirë për koalicionin qeverisës me komunën  e Preshevës”, u shpreh Mustafa.

Riza Halimi gjatë ditës për mediat në Beograd ka thënë se do të jetë i hapur për një koalicion të mundshëm PVD-PDSH- Lëvizja për Reforma-PDSH dhe dy këshilltarët e listës serbe./Titulli.com/

Halimi: Presheva me koalicion të gjerë, PVD-PDSH- LR PDSH dhe lista serbe?
Halimi: Karton të kuq për APN-në e Shqiprim Arifit, Mustafa po ngutet me deklarata
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration