Mustafa fton për regjistrim të popullsisë dhe regjistrin e veçantë të listës zgjedhore
Lokale

Mustafa fton për regjistrim të popullsisë dhe regjistrin e veçantë të listës zgjedhore

23.Oct.2022 16:54
0

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që t’u përgjigjen procesit të regjistrimit të popullsisë dhe regjistrin e veçantë të listës zgjedhore.

Postimi i plotë në Facebook nga Ragmi Mustafa:

Të dashur bashkëpartiak, bashkëkombas e bashkëqytetar të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës:
 
Ftoheni që këto ditë të mbarimit të muajit tetor të regjistroheni në:
1. Regjistrin e veçantë të listës zgjedhore për të fituar të drejtën për votim në zgjedhjet e 13 nëntorit për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Me këtë, shqiptarët e Preshevës mund të votojnë për të vermin kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, zotin Enver Mehmeti, jurist I diplomuar e atdhedadhës e patriot i dêshmuar. E vetmja është Partia Demokratike Shqiptare që pati kujdes e respekt ndaj shqiptarëve në Komunën e Preshevës që t'u ofroj kandidat për kryetar të KKSH-së. Prandaj, regjistrohuni në listën zgjedhore të veçantë për të votuar Enverin i cili me dinjitet do të mbroj shqiptarët e Preshevës dhe mbarë Luginës.
 
2. Regjiistrin e popullsisë, që të tregojmë Serbisë e sidomos bashkësisë ndërkombëtare sa shqiptarë jemi këtu në Preshevë e Luginë, sa shqiptarë kemi në diasporë, sa prej tyre të dëbuar në Kosovë e sa e sa të tjerë meridianeve të botës. Me këtë regjistrim të popullsisë vetdisojmē komunitetin ndërkombëtar që në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd me arsye shumë të fuqishme të integrojnë si çështje e temë edhe problemin e pazgjidhur të shqiptarêve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Në këtë proces, pastaj është shumë e lehtë të arsyetohet kërkesa jonë që nga referendumi i 1 e 2 marsiti, lufta e UÇPMB-së dhe vargut të vendimeve e platformave politike për bashkëngjitje me Republikën e Kosovës.
 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ustafa-shba.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kurti: Nuk do të tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës
Bërnabiq mandatohet për kryeministre të Qeverisë së re serbe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration