Musliu reagon ndaj intervistimit të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc,  Jetmir Ismaili nga policia lokale
Lokale

Musliu reagon ndaj intervistimit të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili nga policia lokale

09.Jun.2023 22:31
0

Lëvizja e Progresit Demokratik përmes një deklarate për opinion ka njoftuar për rastin e marrjes në pyetje drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc,  Jetmir Ismailin.

Njoftimi i plotë në Facebook nga Shqiprim Musliu:

Sot policia serbe me urdhër të prokurorit kanë marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës Jetmir Ismailin. Ai për momentin është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc.
 
Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptarë e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër po në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.
 
Ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Skenaret me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm.
 
Bujanoc, 09.06.2023
copy(/home/titulli/public_html/images/image/etmir-ismaili-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Imami shqiptarë nga Zvicra dhuron një autoambulancë të re për Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë
Bujanoc: Konkurs publik për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave sportive
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration