Musliu në Ferizaj, merr pjesë në zbulimin e bustit të dëshmorit Enver Topalli
Lokale

Musliu në Ferizaj, merr pjesë në zbulimin e bustit të dëshmorit Enver Topalli

20.May.2014 16:13
0
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, ish shef politik i UÇPMB-së, me ftesë të autoriteteve komunale të Ferizait, merr pjesë në zbulimin e bustit të dëshmorit Enver Topalli, i cili u bë sot solemnisht në oborrin e Shkollës Fillore të fshatit Greme, emrin e të cilit me krenari e mban kjo shkollë. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, të cilët vlerësuan lart figurën e dëshmorit Enver Topalli. Kryeministri Thaçi me këtë rast tha se, Enveri si veprimtar i përcaktuar fuqishëm në rrugën e drejtë kombëtare, u burgos, u izolua, u torturua, por asnjëherë nuk u thye dhe nuk u ndal. Enver Topalli u vra më 19 maj 1999, së bashku me qindra të burgosur të tjerë në Burgun e Dubravës. Ai, konsiderohej njohës i jashtëzakonshëm i rrethanave politike dhe ekonomike të Kosovës, njofton Qendra për Informim e Lëvizjes së Progresit Demokratik./Titulli.com/
Bujanoci solidarizohet me të prekurit nga vërshimet në Serbi
Arifi i entuziazmuar me takimet në Zvicër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration