Musliu e Lutfiu takohen në Tetovë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin
Lokale

Musliu e Lutfiu takohen në Tetovë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin

31.Jul.2023 17:10
0

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu së bashku me kryetarin  e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu janë pritur në Tetovë nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e veriut, Ali Ahmeti.

Postimi i plotë në Facebook nga Shqiprim Musliu:

Bashkë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë ishim në Tetovë për takim tek lideri i shqiptarëve të Maqedonisë e liderin e BDI-së z.Ali Ahmeti, me të cilin bashkëbiseduam për problematikat tona në nivel lokal por edhe rajonal.
 
Ne me shqiptarët e Maqedonisë pothuajse kemi problemet e njejta politike, ku diskriminimi i skajshëm ndaj populllit tonë ka qenë mëse evident.
 
Për gjithë këto vite në politikë z.Ahmeti ka treguar vetëdije të lartë politike, guxim e vendosmëri, që shqiptarët të jenë faktorë jo vetëm në shtetet ku jetojnë por edhe në mbarë Ballkanin e Europën.
 
Prandaj, përvoja e tij prej katër dekadash në procese të rëndësishme politike kombëtare e shtetërore, na jep motiv e energji për të punuar më shumë për të ardhmen e për të çuar kauzat përpara. Jeta dhe sfidat e tij prej lideri, janë shembull se si të rinjtë duhet ta ndërtojnë të ardhmen.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/usliu-ahmeti-lutfiu.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ahmeti: Japin dorërheqje ministrat e BDI-së në Qeveri
Shqiprim Musliu promovon rrugët e financuar nga buxheti i komunës së Bujanocit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration