Murati: Ripërcaktimi i kufirit me Serbinë është themeli i programit tonë (video)
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati në emisionin “Imazh” të RTK-së ka folur për vendimin e kësaj partie që mos të merr pjesë në zgjedhje e 14 shkurtit.
Ai ka thënë se është mirë që po mbahen zgjedhjet, sepse vendi ka qenë në ngërç politik dhe këto zgjedhje, sipas tij, pritet të prodhojnë qeveri stabile dhe të zgjidhet edhe presidenti i ri i vendit.
“Kosova nuk meriton qeveri kaq jostabile dhe zgjedhje kaq të shpeshta. Partitë duhet të jenë të vetëdijshme se vendit i duhet stabilitet politik”, ka thënë Murati.
Duke folur për vendimin që mos të marrin pjesë në zgjedhje, Murati ka thënë se ky vendim buron që nga zgjedhjet e kaluar, pasi që partitë tjera nuk kanë program të ngjashëm me Lëvizjen për Bashkim.
“Bashkëpunimi në rrethana tjera është i mundshëm, por në aspektin e kauzës themelore nuk kemi bashkëpunim dhe më herët duke hyrë në koalicione ne jemi dëmtuar. Duke u futur në këto koalcion, jemi dobësuar në kuptimin organizativ”, ka thënë ai.
Murati thekson se programi i tyre është ripërcaktimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, respektivisht shqiptarëve dhe serbëve.
“Ripërcaktimi i kufijve është shtylla jonë dhe ne besojmë se është e vetmja zgjidhje e marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Ne nuk arritëm ta kapitalizojmë këtë ide dhe programin tonë që ta shëndërrojmë në alternativë zgjedhore. Dobësinë tonë e shoh në të konceptuarit e këtyre koalicioneve që na kanë dobësuar”, tha tutje kryetari i LB-së.
“Nëse t’i futesh vazhdimisht nëpër koalicione është dobësim, sepse njerëzit dëshirojnë të të shohin vetë dhe me atë koncept dhe nëse nuk i mbron idetë tua, atëherë njerëzit ftohën”.
Ai ka insistuar se ata besojmë se nuk ka zgjidhje tjetër me Serbinë, përveç ripërcaktimit të kufijve.
“Në këtë ripërcaktim të kufijve do të përfshihej si pjesë e Kosovës Lugina e Preshevës, ndërsa komuna me shumicë serbe në veri, pa fshatrat shqiptare, ti bashkoheshin Serbisë. Po ashtu do të duhej të ndryshonte edhe Pakoja e Ahtisarit”, ka thënë Murati.
Ai tha se idetë tjera për Kosovën, siç është Asociacioni janë të tmerrshme për Kosovën, sepse do ta defunksionalizojnë shtetin e Kosovës. /RTKLive/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/urati-lk.jpg): failed to open stream: No such file or directory